BallinaLajmeEkskluzive: Këta janë dy personat që u plagosën mbrëmë pasi u shkrepën...

Ekskluzive: Këta janë dy personat që u plagosën mbrëmë pasi u shkrepën armët

Të ngjajshme

Kurti: Ende 1565 persona të zhdukur, Serbia të tregojë të vërtetën për varrezat masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zbardhjen...

Forbes publikon listën e miliarderëve, ja kush janë 5 më të pasurit në botë

Sipas renditjes më të fundit të Forbes për vitin...

Abdixhiku nga Meja: Kosova duhet të kërkojë drejtësi për njerëzit e vet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar masakrën e...

Emily zbulon pse kishte frikë nga Meryl Streep gjatë xhirimeve të filmit

Sigurisht, Emily Blunt mund të jetë një aktore e...

Gazeta Sinjali ka raportuar sot gjatë ditës për plagosjen e dy personave mbrëmë pas mesnate në Prizren, si pasojë e të shtënave me armë.

Siç merret vesh, rasti ka ndodhur pas një përleshje mes disa personave janë shkrepur edhe armët, ku  dy personat e plagosur, që janë edhe të dyshuar për rastin janë: Altin Hoxha dhe Arlind Hoxha, që janë edhe familjarë, më konkretisht djem të axhës ndërmjet vete.

Dyshja janë duke u trajtuar në klinikën e Ortopedisë, në spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit, e cila ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarit, përfshirë edhe dy personat që janë duke marrë trajtimin mjekësor, ndërsa është në kërkim të personave tjerë që janë implikuar në incidentin e mbrëmshëm me armë.

Ndryshe, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në konsultim edhe me Prokurorin e Shtetit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz