back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeBedri Hamza premton Gjykatë të Punës dhe Fond për Papunësinë për t’i...

Bedri Hamza premton Gjykatë të Punës dhe Fond për Papunësinë për t’i mbështetur qytetarët që humbin vendet e punës

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar themelimin e Gjykatës së Punës për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe zgjdhur shpejt kontestet e tyre, si dhe krijim të një fondi mbështetës gjatë papunësisë për qytetarët që i humbin vendet e punës.

“Gjykatën e Punës do ta formojmë për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’iu garantuar atyre siguri në punë. Ndërsa, fuqinë punëtore do ta ruajmë dhe mbështesim edhe përmes Fondit për Papunësinë.

Të gjithë qytetarët që i humbin vendet e tyre të punës do t’i mbështesim me 80% të pagës së fundit, deri në gjashtë muaj, që t’i përballojnë nevojat e përditshme të jetesës. Gjatë kësaj periudhe, ata do të mbështeten edhe me trajnime profesionale për zhvillimin e aftësive, të cilat do t’i ndihmojnë të gjejnë punë të re dhe t’i përmbushin kërkesat e tregut të punës. #MaMirë për punëtorët.”, ka shkruar Hamza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz