back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAbdixhiku me akuza të rënda sulmon Kurtin për planin franko-gjerman

Abdixhiku me akuza të rënda sulmon Kurtin për planin franko-gjerman

Të ngjajshme

Moti për të dielën

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur...

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...
- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për dialogun e Kosovës me Serbinë duke bërë akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Gjatë javëve të fundit, LDK-ja ka provuar të kuptojë më shumë rreth procesit të dialogut… kaq pak transparencë e kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesve të popullit nuk ka mundur të tregojë askush asnjëherë.” – nisi fjalën e tij Abdixhiku.

“Sot në fjalimin e kryeministrit e kuptuam këtë dëmtim të rëndë të procesit dialogues. Na duhet t’i kujtojmë dy dokumente të rëndësishme. Është programi qeverisës i pari. Dhe i dyti është i gushtit 2022.” – vazhdoi ai, duke iu referuar fjalimit të Kurtit para pak minutash.

“Në dokumentin e parë, kryeministri flet për angazhimin e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje finale, jo bazike. Pjesë e kësaj marrëveshjeje finale do të ishte njohja reciproke de jure me Serbinë. Njohja e pesë anëtarëve të BE-së. Dhe anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në këtë dokument, kryeministri flet edhe për koordinim të ngushtë me opozitën. Përmbajtjen e dokumentit të dytë jua rikujtova në seancën e kaluar…” – vazhdoi z. Abdixhiku në fjalën e tij, ku denonconte Kurtin se kishte shkelur të gjitha këto pika.

“Asnjëri nga gjashtë kapitujt e tij nuk janë pjesë e dialogut që ai e ka pranuar në fillim. Tash flasim për njohje bazë, pa njohjen de jure, që e vendos Kosovën në një platformë të re negociuese.” – theksoi ai.

Abdixhiku pretendoi edhe se Kurti e kishte bërë platformën e dialogut si platformë partiake.

“Për të jepet përshtypja se më e rëndësishme është ballafaqimi me rivalët politikë në Kosovë se sa me Serbinë.”

Kreu i LDK-së u shpreh se Kosova nën Kurtin nuk ishte koordinuar me aleatët e saj të mëdhenj, çka kishte bërë që të binim në atë që e quajti si grackë të Serbisë.

Ndërkohë, Abdixhiku e quajti “populizëm” pozicionin e kryeministrit në lidhje me Asociacionin duke shtuar se ai ose duhej ta shfuqizonte marrëveshjen ose ta zbatonte Asociacionin sipas Kushtetutës së vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz