back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNdodh edhe kjo në Drenicë: 2 vëllezërit shkojnë t’ia kërkojnë borxhin, borxhlia...

Ndodh edhe kjo në Drenicë: 2 vëllezërit shkojnë t’ia kërkojnë borxhin, borxhlia ia resh “llavaçkë” që t’i frikësojë

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i frikshëm ka ndodhur dje në Komoran të Drenasit, ku një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri pasi dy persona tjerë shkuan t’ia kërkojnë paratë që ua kishte borxh.

Sinjali mëson se dy vëllezërit kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit A.C.,me qëllim që t’i marrin paratë e borxhit, por me të arritur te dyert e shtëpisë së tij, janë përballur me diçka e cila ishte mjaft e rrezikshme.

I dyshuari me qëllim që t’i frikësojë viktimat, kishte dalë në ballkonin e shtëpisë dhe kishte shtënë me pushkën e tij të gjuetisë në ajër, por që nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, armën ilegale që dyshohet se u përdor në rast dhe tre fishekë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz