BallinaLajmeTurbullohet uji, banorët e Skenderajt pa furnizim me ujë nga ujësjellësi

Turbullohet uji, banorët e Skenderajt pa furnizim me ujë nga ujësjellësi

Banorët e Skenderajt këto ditë kanë mbetur pa furnizim me ujë nga ujësjellësi. Ku si pasojë e reshjeve të shumta të shiut është turbulluar uji në Iber Lepenc, shkruan Drenica Press.

Të gjendur përballë një halli të madh, ku banorët që furnizohen me ujësjellës nuk kanë as ujë për higjienë, kanë kërkuar që sa më shpejtë t’ju ofrohet një zgjidhje.

Qytëtarët në redaksinë e Drenica Press, kanë ngritur këtë shqetësim, sidomos nga mungesa e ujit për higjienën familjare. Ndërkohë Kompania Ujësjellësi “Mitrovica” ka lëshuar një deklaratë, ku ndër të tjera thuhet: “Reshjet e pa ndërprera të ditëve të fundit kanë ndikuar që uji i papërpunuar të cilin e marrim nga kanali “Ibër Lepenc” të ketë nivel jashtëzankonisht të lartë të turbullëshmërisë, gjë që po e bënë të pamundëshme trajtimin e ujit të pijes në përputhje me standardet mbi ujin e pijes. Po ashtu edhe teknologjia me të cilën operojnë Impiantet tona nuk na mundëson të operojmë në kushte të tilla dhe në të njejtën kohë të ruajmë cilësinë e duhur të ujit të pijes.

Për këtë arsye jemi të detyruar që momentalisht të ndërprejmë operimin e Impiantit në Shipol, derisa të krijohen kushtet për prodhim dhe distribuim të ujit cilësor të pijes.

Ndërsa Impianti në Balinc i cili furnizon Vushtrrin me ujë të pijes është ende operacional por me kapacitet të zvogluar.

Ekipet tona në vazhdimësi janë duke monitoruar situatën dhe në momentin që krijohen kushtet për operim të Impiantit, i njejti do të vihet në funksion.

Për informata dhe zhvillime të reja do ju mbajmë të infomuar.

Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!