BallinaLajmeDua Lipa: Përmes veprës së Ismail Kadaresë, mësova për shpirtin rezistues të...

Dua Lipa: Përmes veprës së Ismail Kadaresë, mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve

Të ngjajshme

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Dua Lipa ka qenë së fundmi e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker”. Ylli i muzikës theksoi se leximi e ka ndihmuar atë që të kalonte kohët e vështira në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj. Ajo shtoi se shkrimi i mirë “ka fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë”.

“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga gëzimet më të thella në botë: kënaqësinë e thjeshtë të leximit të një libri,” tha ajo. Gjatë fjalimit të saj, ajo përmendi dhe vlerësoi Ismail Kadarenë, duke përmendur edhe librin e tij “Kështjella”.

“Kur kam qenë 11 vjeçe, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si “Kështjella” i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë, mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz