back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeGërvalla në OKB: Serbia deshi të na zhdukë, ne mbijetuam me luftëtarët...

Gërvalla në OKB: Serbia deshi të na zhdukë, ne mbijetuam me luftëtarët trima, me UÇK-në

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka mbajtur fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.Gërvalla ka kujtuar se Serbia ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë në OKB, dhe kjo sipas saj është e turpshme.

“Serbia nënshkroi marrëveshje me agresorin, Rusinë. Selakoviq e ka bërë këtë gjë. Kjo është e turpshme, e rëndë. Askush nuk do të mendojë që Putin do t’i kërkonte dorës së zgjatur të tij, Serbisë. Kjo marrëveshje përbën nënshtrimin e Serbisë ndaj pushtetit në Kremlin”, tha ajo.

Gërvalla ka përmendur edhe kohën e luftës.

Ajo ka thënë se Serbia ka dashur që Kosovën ta largojë krejtësisht nga harta, mirëpo me luftëtarë trima, me UÇK-në e me të gjithë popullin, Kosova arriti të mbijetojë.“Serbia ka dashur të na zhdukë nga harta. Me luftëtarët tanë trima, me UÇK-në, me gratë, ne kemi arritur të mbijetojmë në periudhën me të errët. Ata kanë tortuaruar e vrarë të rinjtë tanë, kanë përdhunuar gratë tona. Ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë kur jemi dorëzuar e dëbuar nga vendi ynë, të detyruar të jetojmë në tenda. Kjo e ka bërë të mundur që pas çlirimit të Kosovës, populli ynë ka kërkuar të mijetuarit dhe ka rifilluar jetën menjëherë. Kjo është një mrekulli e fitores së civilizimit mbi barbarinë. Kjo mrekulli vazhdon të jetë e tillë. Nuk ka vend më pro-evropian dhe pro-NATO se Kosova. Ka shumë gjëra për t’u bërë, por e kemi dëshmuar që mund ta bëjmë. Kemi tejkaluar vështirësi edhe më të rënda, por s’kemi humbur asnjëherë besimin. Kosova është aset edhe për botën e Evropën. Populli ynë për këtë e kërkon të ardhmen plot optimizën e shpresë”, tha ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz