BallinaLajmeTragjike: Lisat që i rrëzoi era kanë mbytur një burrë, një grua...

Tragjike: Lisat që i rrëzoi era kanë mbytur një burrë, një grua ka mbetur e lënduar

Të ngjajshme

Vendi në zgjedhje, Kurti emëron  Zëvendësministrin e radhës

Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka emëruar Agon Batushën,...

Fisnik Asllani në formacionin e sezonit të Bundesligës në EA Sports

Fisnik Asllami është pjesë e formacionit më të mirë...

Kurti emëron Ali Dulën zëvendësministër të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Ali Dulën,...

“Njihni Kosovën si Serbi”, kërcënimi për bombë në Rinas, SPAK mbyll hetimin ndaj rusit

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Një burrë ka vdekur nga lisat që ranë në qendër të Prishtinës, ndërsa një grua ka mbetur e lënduar.

Erërat e forta kanë rrëzuar një lis në Pejton. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se një person rreth të 30-ave ka mbetur i vdekur, e një tjetër është lënduar.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Gazeta Express ka publikuar pamje nga gjendja në këtë pjesë të kryeqytetit. Aty janë parë të rrëzuara edhe disa shtylla elektrike në rrugë e në trotuare.

Është raportuar se edhe në pjesë të tjera të kryqytetit janë rënë drunj.

“Prishtina Weather”, që menaxhohet nga meteorologu Mendim Rugova, kishte paralajmëruar se Kosova do të përballej me një stuhi të fuqishme. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz