BallinaLajmeMe profesion mjek, punon në ushtri/ Kush është Bajram Begaj, i caktuar...

Me profesion mjek, punon në ushtri/ Kush është Bajram Begaj, i caktuar nga Rama për president të Republikës

Të ngjajshme

Afati i fundit për përdoruesit e Fitbit

Përdoruesit e pajisjeve Fitbit përballen me një afat të...

Pse Hollywood-i dështon me pop-yjet?

Kinemaja amerikane vazhdon të ketë vështirësi në portretizimin bindës...

Kurti dhe Konjufca përshëndesin mbështetjen e fuqishme amerikane për Kosovën drejt NATO-s

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mirëpritur rezolutën e...

Bajram Begaj është kandidati zyrtar i Edi Ramës për president të Republikës.

Emri u bë publik nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë së PS.

Bajram Begaj mban aktualisht detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Në jetëshkrimin e tij, Begaj rezulton që është me profesion mjek, teksa ka mbrojtur edhe doktoraturën në fushën e mjekësisë dhe mban titullin ‘Profesor i Asociuar’, por që ka punuar në ushtri, duke mbajtur disa detyra të rëndësishme.

Jetëshkrimi
Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë.

Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjeneral Major Begaj ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Gjeneral Major Begaj ka mbajtur postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Është i martuar dhe ka dy djem.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz