BallinaRegjionaleDrenas9 persona lëndohen në një aksident trafiku te “Kroi i Mbretit”

9 persona lëndohen në një aksident trafiku te “Kroi i Mbretit”

Të ngjajshme

​Sinner thyen rekordin në tenis

Jannik Sinner ka shkruar historinë në Indian Wells, duke...

“Bufi” nis ditën në fitnes, duket në top formë!

Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu i njohur me...

Izraeli zgjeron fushatën tokësore në Libanin jugor

Sipas raportimit të Reuters, Izraeli ka hyrë në pjesë...

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës në fshatin Koreticë e Epërme në vendin e njohur si “Kroi i Mbretit”.

Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme)” ka thënë Krasniqi

Po ashtu Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë aksident trafiku janë përfshirë 4 vetura dhe 9 persona kanë pësuar lëndime.

“Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lajmëruar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit” ka thënë Krasniqi.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./Shqip.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz