BallinaLajmeAmir Hoxha dorëhiqet nga Policia e Kosovës, pasi u suspendua për kritikat...

Amir Hoxha dorëhiqet nga Policia e Kosovës, pasi u suspendua për kritikat ndaj Qeverisë

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Ish-zyrtari policor, Amir Hoxha, i cili u suspendua nga detyra prej Policisë së Kosovës, për shkak se kritikoi qeverinë për mospagesën e shujtave dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë ka konfirmuar dorëheqjen nga policia, shkruan Gazeta Express.

“Zyrtarisht nuk jam më polic!!!”, ka shkruar Hoxha në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Hoxha u suspendua pasi i njëjti kritikoi në mënyrë publike shpenzimet e deputetëve, duke shprehur pakënaqësitë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

Njoftimin për suspendim e kishte bërë vetë Amir Hoxha. Edhe pse i njëjti në fillim deklaroi se suspendimi ishte për tri ditë, ai nuk u kthyer më në punë.

Hoxha pati thënë se suspendimi erdhi me pretekstin se ai kishte kryer veprën penale apo shkelje të rëndë disiplinore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz