BallinaLajme​Qytetarët flasin rreth vendimit për ndarjen e 100 eurove

​Qytetarët flasin rreth vendimit për ndarjen e 100 eurove

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Qeveria mori vendim sot për dyfishim të asistencës sociale për muajin prill, 100 euro shtesë për të gjithë pensionmarrësit për muajin prill, 100 euro për 300 mijë punëtorët e sektorit privat, 100 euro për 80 mijë punëtoret e sektorit publik dhe 100 euro për 80 mijë studentët. Qytetarët, përkundër që thonë se e mirëpresin, mendojnë se vlera është e vogël ndërsa nuk mjafton vetëm për një muaj.

Qytetari Sylë Hoti është shprehur së qeveria nuk i ka llogaritur shpenzimet e tyre dhe se vetëm për një muaj kjo mbështetje financiare nuk mjafton.

“Këto janë reklama se me 100 euro një muaj e 11 muaj të tjerë çka me bo, as nuk ka sigurim shëndetësor dhe asnjë qeveri nuk i kanë llogarit shpenzimet, njeriu ka obligime, me rrymë, me ujë, me mbeturina, gjithmonë je në minus, me bo ndonjë psiko-test mbi 90 për qind, të rinjtë, të moshuarit e bile edhe fëmijët janë nervozë”, tha ai.

Mbështetje më të madhe ka pritur qytetari Faik Zeqiri, i cili mendon se vlera duhet të ishte më e lartë.

“Të kënaqur po por pak jam i brengosur, për një muaj janë, s’ka vlerë, unë po kam dëshirë me qenë me vendim me na rrit 30, 40 ose 50 për qind, ne pensionistë jemi krejt sytë qetu i kemi”, tha qytetari.

Bedri Krasniqi, tjetër qytetar, u shpreh se çmimet janë rritur shumë dhe shuma është e vogël, por gjithsesi e mirëpritur.

“Mirë ka bërë, po mendon bile për popull kudo pak…në përgjithësi shtrenjtimi të mëdha veç sado pak mirë është”, tha ai.

Ndërsa, aktori Jeton Zogjani pati një reagim të shkurtër dhe interesant në lidhje me këtë vendim qeveritar.

“Sa të kenë miftiaq, shtet i vitrave, faleminderit”, tha aktori.

Po ashtu, gjatë konferencës së sotme u bë e ditur se në mbledhjen e nesërme të qeverisë do të dërgohet për miratim projektligji, që do t’i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto, si dhe heqjes së tatimit për 250 euro pagë. Nga rritja e pagës minimale, do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë të Kosovës, kurse prej heqjes së shkallës së parë tatimore, do të përfitojnë të gjithë punëtorët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz