back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëTë vrarët e lidhur nëpër rrugë, ky është versioni i Rusisë për...

Të vrarët e lidhur nëpër rrugë, ky është versioni i Rusisë për masakrën afër Kyivit

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Bota është tronditur me pamjet e civilëve të masakruar në një rrugë të një qyteze në rrethinë të Kyivit. Në fotografitë që u publikuan në fundjavë, shiheshin njerëz të vrarë me duar të lidhura pas shpine. Për këtë, Ukraina tha se Rusia ka kryer gjenocid mbi popullsinë ukrainase. Rusia ka dalë me një reagim të hënën.

Nga Kremlini të hënën i kanë mohuar kategorikisht akuzat se forcat ruse kanë kryer masakër në Bucha, afër Kyivit, ku janë gjetur 20 trupa të civilëve ukrainas nëpër një rrugë të qytetit.
Ndonëse kjo masakër është dokumentar nga mediat botërore, Rusia thotë se akuzat e Ukrainës duhet marrë me dyshime.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për media ka thënë se “faktet dhe kronologjia e ngjarjeve në Bucha nuk cojnë te versioni i Ukrainës”, raporton the Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ai u ka kërkuar liderëve ndërkombëtarë të mos nxitohet në gjykim. .

Edhe pse nuk nuk ka ofruar asnjë dëshmi për t’i bazuar deklaratat e tij, Peskov ka thënë se “specialistët rusë kanë parë shenja të montimeve të videove dhe pamjeve” nga masakra në Bucha.

Bucha ka qenë një nga vendet në rrethinë të Kyivit, në të cilën ishin vendosur forcat ruse, në përpjekje të dështuara për ta pushtuar kryeqytetin ukrainas, prej shkurtit kur Rusia nisi ndërhyrjen ushtarake në territorin e Ukrainës.

Më poshtë gjeni pamjet nga masakra të ripublikuara nga Ministria ukrainase e Mbrojtjës, të cilat më parë ishin publikuar nga mediat e mëdha botërore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz