BallinaRegjionaleDrenasPërkujtohet heroi i kombit Asllan Fazliu në 23 vjetorin e rënies

Përkujtohet heroi i kombit Asllan Fazliu në 23 vjetorin e rënies

Në 23 vjetorin e rënies është përkujtuar heroi i kombit, Asllan Fazliu.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, familjarë e bashkëluftëtare të heroit kanë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit Asllan Fazliu në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë dhe janë vendosur buqeta lule.

Njoftimi i plotë:

Njoftimi i komunës së Drenasit:

Përkujtohet heroi Asllan Fazliu në 23 vjetorin e rënies

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit, Asllan Fazliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, familjarë e bashkëluftëtarë të heroit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Asllan Fazliu në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë dhe janë vendosur buqeta me lule të freskëta. Kryetari Lladrovci, ka vlerësuar lartë veprën dhe sakrificën e heroit Asllan Fazliu.

“Sot në 23 vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën dhe heroizmin e atdhetarit të shquar, heroit të kombit, Asllan Fazliu, njërit nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.” Kam pasur fatin të njoh edhe si mik, shok të shkollës e ilegales, jeta dhe vepra e të cilit lidhet me ngushtë me historinë e shumë bashkëluftëtarëve tanë që dhanë jetën për lirinë e vendit”, ka thënë kryetari Lladrovci.

“Freskia e luleve të vendosura, simbol i freskisë në mendjet tona të sakrificës së tyre për çlirimin e vendit. Sakrificë kjo që u pagua për atë që ne sot e gëzojmë, lirinë, jetën.”Lavdi jetës dhe veprës së heroit FazliuLavdi gjithë dëshmorëve të kombit!