BallinaLajmeMPB tregon nëse Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero

MPB tregon nëse Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero

Të ngjajshme

FC Thun shkruan histori: Nga të sapopromovuar në kampionë të Zvicrës

FC Thun të dielën ka hyrë në historinë e...

Supergol, Manchester Unitedi rikthen epërsinë ndaj Liverpoolit

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar gol ndaj Liverpoolit...

OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes së çmimeve

Shtatë nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në...

Përplasjet e Trump me Papa Leonin XIV, Marko Rubio vizitë në Vatikan dhe Romë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të zhvillojë...

Molliqaj: Osmani angazhimin politik e ka të ndërlidhur me karrierën për vete

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka hedhur akuza...

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ndaj disa raportimeve se, Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero.

Ata sqarojnë se lajmi është tendencioz dhe i pavërtetë, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se lajmi i publikuar për kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero është tendencioz dhe i pavërtetë.

Vendimi për themelimin e grupit që ka qarkulluar sot në mediume të caktuara është një obligim procedural që përcaktohet nga Rregullorja e Punës së Qeverisë ku caktohen personat që do të monitorojnë vijueshmërinë e procesit.

Zyrtarja e caktuar sipas këtij vendimi është e njëjta që ka përgatitur me ekipin draftin e Ligjit për Paga i cili tashmë është në finalizim.

Po e ritheksojmë se “Drafti është në finalizim, dokumentin do ta ndajmë me të gjitha mediat dhe grupet e interesit dhe do të jemi të hapur për sugjerime e bashkëpunime të shëndosha”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz