back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeZbuluan skandalin me pulat e ngordhura, dhunohet gazetarja dhe operatori i “Fiks...

Zbuluan skandalin me pulat e ngordhura, dhunohet gazetarja dhe operatori i “Fiks Fare”

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Në vend ka rënë gripi i shpendëve, ku janë goditur shumë pulari dhe më mijëra pula kanë ngordhur.

Në lidhje me këtë është shënuar një skandal sot në Sukth pranë kompanisë së mbarshtrimit të pulave në “Ovidal”.

Bëhet me dije se sot gazetarja e “Fiks Fare”, Antela Lika dhe operatorët kanë shkuar në kompani për të investiguar pas disa denoncimeve nga gazetarët, ku edhe janë kërcënuar.

Gjatë investigimit është konstatuar se në pularinë gjigante, “Ovidal”, nuk kishte asnjë pulë ndërkohë që ajo përpara sëmundjes ka mbarshtruar me mijëra. Aty është zbuluar se kompania në mënyrë ilegale ka groposur pulat pa asnjë leje nga institucionet përkatëse dhe pa procedurën strikt të dizifektimit, inventarit dhe protokollimin e numrit të pulave të ngordhura në prani të specialistëve.

Në momentin që gazetari dhe operatori po xhironte në vend është kërcënuar nga përfaqësues të kompanisë duke iu drejtuar gazetares “je femër ndryshe do të përfundoje me pulat e ngordhura”, dhe kanë përdorur forcë ndaj kameramanit dhe kanë thyer krejtësisht kamerën.

“Alfapress” raporton se në vendin e ngjarjes ka shkuar policia me drejtorin e përgjithshëm të policisë Gledis Nano dhe ministrin Bledi Çuçi. Ekipi është shoqëruar me makinat e policisë deri afër ambienteve të Top Channel, ndërsa pritet nisja e një procedimi penal ndaj dhunuesve dhe kompanisë. Skandali do të shfaqet i plotë (me pamje dhe investigimin përkatës) këtë mbrëmje në emisioni “Fix Fare”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz