BallinaLajmeNë Skënderaj asgjësohen rreth 300 kilogramë mish i prishur

Në Skënderaj asgjësohen rreth 300 kilogramë mish i prishur

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura ka njoftuar se përmes një bashkëpunimi në mes të komunës që ai drejton, policisë dhe prokurorisë janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 30 kilogramë mish pa deklaracion dhe i prishur.

Kryetari Nura këtë e konfirmoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera theksoi se veprimet e paligjshme nuk do të tolerohen, veçanërisht kur në pyetje janë produktet ushqimore, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Postimi i plotë i kryetari Nura:

“Shëndeti publik dhe jeta e qytetarit, për ne janë të shenjta!

Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar!

Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish, pa deklaracion, për më tepër i prishur!

Ftoj publikisht secilin qytetar të lajmërojë tek Inspektorati dhe Policia e Kosovës, çdo parregullsi apo shkelje ligjore.”

Kujtojmë se javën që shkoi janë bërë një varg kontrollash në lokacione të ndryshme të Kosovës lidhur me këtë çështje dhe të tjera, ku janë gjetur një varg parregullsisë dhe shkeljesh ligjore nga operatorë të ndryshëm ekonomikë. /Reporteri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz