back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëPutini ekspert në propagandë, tenton ta fajsojë Perëndimin për luftën në Ukrainë

Putini ekspert në propagandë, tenton ta fajsojë Perëndimin për luftën në Ukrainë

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Ka disa javë që kur Rusia ka vendosur që në shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë. Përgjatë gjithë këtyre ditëve, raketat ruse s’kanë kursyer as ndërtesat e banuara me civilë, as kopshtet e fëmijëve e as spitalet.

Si rezultat i një agresioni të tillë të pashembullt, Perëndimi i kanë vënë Rusisë dhe Putinit një varg sanksionesh, derisa bota demokratike po solidarizohet me miliona refugjatë të cilët janë detyruar ta lëshojnë Ukrainën si rezultat i barbarisë Vladimir Putinit, të cilin numri një i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, e ka quajtur edhe kriminel lufte.

Megjithatë pavarësisht vrasjeve së civilëve dhe shkatërrimit që Rusia ia ka shkaktuar dhe po vazhdon t’ia shkaktojë Ukrainës, Vladimir Putin, nuk ngurron që të gënjej e propagandoj hapur.

Në deklaratën e tij të fundit, Putin tenton ta fajsojë Perëndimin për luftën në Ukrainë.

Ai thotë se i “gjithë planeti po paguan për përpjekjet e Peërëndimit për të ruajtur dominimin”

“Unë dua që njerëzit e zakonshëm perëndimorë të më dëgjojnë gjithashtu. Po ju thuhet me këmbëngulje se vështirësitë tuaja aktuale janë rezultat i veprimeve armiqësore të Rusisë dhe se ju duhet të paguani për përpjekjet për t’iu kundërvënë kërcënimit të supozuar rus nga xhepat tuaj. E gjithë kjo është një gënjeshtër.

E vërteta është se problemet me të cilat përballen miliona njerëz në Perëndim janë rezultat i veprimeve shumëvjeçare të elitës në pushtet të vendeve tuaja përkatëse, gabimeve të tyre dhe politikave e ambicieve dritëshkurtër. Kjo elitë nuk po mendon se si të përmirësojë jetën e qytetarëve të saj në vendet perëndimore.

Ata janë të fiksuar pas interesave të tyre egoiste dhe superfitimeve.I gjithë planeti tani po paguan për ambiciet e Perëndimit dhe përpjekjet e Perëndimit për të ruajtur dominimin e tij të pakapshëm me çdo mjet të mundshëm”, ka thënë Putin në një deklaratë të publikuar nga MPJ e Rusisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz