BallinaLajmeIsh-ambasadori amerikan: Koha që shtetet neutrale të aplikojnë në NATO, Kosova të...

Ish-ambasadori amerikan: Koha që shtetet neutrale të aplikojnë në NATO, Kosova të njihet nga pesë vendet e BE’së

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ish-ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka publikuar një shkrim autorial në faqen zyrtare të Qendrës për Analiza Politike Evropiane, ku ka shkruar për situatën e sigurisë në botë dhe ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit në NATO.

Në këtë shkrim Kosnett ka përmendur, Finlandën, Suedinë, Austrinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë. Ai thotë se asgjë më shumë nuk do ta tregonte solidaritetin evropian sesa aplikimi i shteteve neutrale për anëtarësim në NATO.

Ambasadori amerikan ka folur në përgjithësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai ka theksuar se shumica e vendeve të rajonit janë në NATO, përjashtuar Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, që sipas tij ende nuk duken si shtete kandidate.

Ish-diplomati amerikan që shërbeu në Kosovë shton më tej se përderisa Bosnja e Hercegovina është “në rrëmujë”, Kosova dhe Serbia meritojnë vëmendje. Teksa flet për një gjë të tillë, përmend lojën e Aleksander Vuçiqit si një kërkues i aleancave të shumëfishta, me Rusinë, Kinën, BE-në dhe SHBA-në.

Kosnett thotë se Vuçiq pavarësisht se e kontrollon Serbinë, të huajve u thotë se aftësia e tij për të vepruar është shumë e kufizuar. Këtu Kosnett përmend edhe deklaratën e Vuçiqit të datës 21 shkurt, ku ishte ankuar se “Serbia e ka mbështetur gjithmonë integritetin e Ukrainës, por nga ana tjetër 85 % e njerëzve do të jenë gjithmonë në anën e Rusisë, për çfarëdo që të ndodhë. Këto janë faktet me të cilat përballem si president i vendit”,

Diplomati amerikan shton se viteve të fundit, një varg liderësh nga SHBA-ja dhe BE-ja janë përpjekur ta joshin Serbinë drejt Perëndimit me stimuj ekonomik dhe politik, si dhe në përgjithësi kanë shmangur kritikat për lëvizjet serbe që e çojnë Vuçiqin drejt krahëve të Putinit.

“Kjo ia vlente të provohej, por Serbia duket e afërt me Rusinë dhe Kinën si kurrë më parë”, ka thënë Kosnett.

Sa i përket Kosovës. Kosnett ka thënë se është koha për të gjitha shtetet anëtare të BE-së që të fokusohen në realitetin e Republikës së Kosovës si një shtet pro-evropian dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Disa shtet anëtare të BE-së, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës, edhe pse disa janë duke shkuar drejt një rruge të tillë. Kjo është pjesërisht si rezultat i separatizmit në vendet e tyre, pjesërisht për shkak të dëshirë për të mos e ofenduar Serbinë”, ka thënë Kosnett.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz