back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeQeveria ndan 1.500 euro për familjet që humbën anëtarët e tyre nga...

Qeveria ndan 1.500 euro për familjet që humbën anëtarët e tyre nga COVID-19

Të ngjajshme

Dogana në aksion, cak barnatoret në Pejë dhe Gjakovë

Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kontrolli...

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Familjet që kanë humbur anëtarët e tyre si pasojë e COVID-19 do të përfitojnë nga 1.500 euro mbështetje financiare.

Vendimi për përcaktimin e kritereve dhe kushteve lidhur me operacionalizimin e masës 3.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike është firmosur sot nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në zbatim të masës 3.1, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro. Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë.

Për familjet e punëtorëve shëndetësorë që kanë vdekur nga COVID-19 duke qenë në “vijë të parë të frontit” do të ofrohet mbështetje më e veçantë.

“Në zbatim të masës 3.1, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro. Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë. Aplikimi për masën 3.1 dhe do të bëhet në mënyrë elektronike, në vegëzën në vijim https://masa3-1.rks-gov.net, dhe do të jetë i hapur deri më 30 nëntor 2021. Aplikimet trajtohen në baza javore, sipas radhës së aplikimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Finacave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz