Mihal Kokëdhima është padyshim një ndër njerëzit më të njohur në Jug të Shqipërisë dhe shkak për këtë është “videoja skandaloze” e tij teksa u sulej nga pas turistëve të cilët refuzuan të paguanin.
Por si duket Mihali nuk qëndron dot larg “sherreve e përplasjeve” as në këtë sezon veror. Një video nga JOQ tregon se si Mihal Kokëdhima përplaset me disa turistë të cilët si duket kanë përdorur çadrat në pronësi të tij pa e paguar.
Dhe këtë herë, është dashur ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të shuar konfliktin që në këtë rast, i kanë sekuestruar Kokëdhimës të gjitha çadrat dhe rrjetat.
Qytetarët u shprehen se pas sherrit është qetësuar dhe po bënte plazh si pushues i thjeshtë.