back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeHaxhiu: Nuk kemi pasur asnjë kërkesë zyrtare për të dhënë garanci për...

Haxhiu: Nuk kemi pasur asnjë kërkesë zyrtare për të dhënë garanci për të akuzuarit në Hagë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tani nuk kanë pasur kërkesa për garanci për të akuzuarit, as nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara e as nga vet Gjykata Speciale.

Haxhiu ka deklaruar se përgjegjës për këtë Gjykatë i bën ata që i ka votuar.

“Tash unë kam parë debatin që është zhvilluar dhe padyshim që ne si qeveri e Kosovës do ta diskutojmë me kryeministrin apo të tjerët dhe deri tani nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga mbrojtja e personave që akuzohen dhe po ashtu e dini qëndrimin që kemi pasur ne si opozitë në raport me Gjykatën Speciale kundrejt një padrejtësi të madhe që iu është bërë Kosovës. Nuk është çështje juridike dhe nuk është juridikisht e rregulluar”, deklaroi ajo.

Haxhiu tutje ka shtuar se deri tash kanë gjashtë raste në arbitrazh.

“Këtu është sfida më e madhe për shkak që kompanitë që na kanë paditur kërkojnë miliona euro”, ka theksuar Haxhiu gjatë një diskutimi që ka organizuar Lëvizja FOL.

Më herët ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kishte thënë se do të bëjnë publike se sa para do të marrin nga buxheti i shtetit të akuzuarit që po qëndrojnë në Hagë.

“Me vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj ne kemi qenë në pamundësi që të bëjmë publike veç e veç për personat se sa buxhet kanë marr për mbrojtjen e tyre. Prandaj në këtë drejtim, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit tash është marr vendimi nga kryeministri Kurti për të lejuar qasje në shpenzimet veç e veç ndaj këtyre personave”, kishte deklaruar Haxhiu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz