BallinaLajmeAksident tragjik në Austri, vdesin dy shqiptarë

Aksident tragjik në Austri, vdesin dy shqiptarë

Të ngjajshme

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

Dita kur u dogj Çarshia e vjetër e Gjakovës

Sot bëhen 27 vjet nga mbrëmja e llahtarshme e...

“Ne jemi ende aktivë”, Izraeli zotohet të vazhdojë me sulmet

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump foli për mundësinë e...

Aksion policor në Suharekë: Tre të arrestuar, sekuestrohen heroinë dhe armë

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar tre...

Maqedonci: Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka kujtuar 28-vjetorin e...

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë pas një përplasjeje mes dy veturash afër St.Pölten të Austrisë.

Dy persona humbën jetën në këtë aksident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1).

Pesë persona të tjerë u lënduan, disa rëndë, ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake.

Sipas policisë, deri të aksidenti erdhi pasi që dy vetura u përplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar, përcjell albinfo.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë.

Sipas policisë austriake, një veturë me numër të tabelave shqiptare, e cila ishte ndaluar për pushim në Völlerndorf, mendohet se mund të jetë kyçur gabimisht në autostradë.

Në anën tjetër, një veturë që po lëvizte në drejtim të tyre ka goditur veturën shqiptare, në të cilën gjendeshin brenda katër persona me shtetësi shqiptare.

Dy prej tyre mbetën të vdekur. Dy të tjerë dhe tre rumunë që ishin nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident kanë marrë lëndime të rënda, përcjell tutje albinfo.at.

Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe ekipet e emergjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën viktimat nga automjeti, ndërsa të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e afërt.

Identiteti i viktimave dhe të plagosurve ende nuk është bërë i ditur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz