back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVuçiq: As që më bie ndërmend të flasim për luftë

Vuçiq: As që më bie ndërmend të flasim për luftë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Serbia dëshiron raporte partneriteti dhe miqësie me Bosnje dhe Hercegovinën dhe entitetin e Republika Sërbskas, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë një vizitë në Banja Llukë.

“As që më bie në mend të flasim për luftë dhe me ata që bëjnë thirrje të tilla”, tha Vuçiq, pasi u pyet nga gazetarët që të komentojë deklaratat e disa politikanëve në Bosnje se nuk ekziston asnjë mundësi për një ndarje paqësore midis entiteteve të Bosnje dhe Hercegovinës, pas informacioneve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, të ashtuquajturën “non-paper”, ku thuhet se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.

Pas takimit me zyrtarë të entitetit serb të Bosnjës, Vuçiq tha se me “kujdes ka dëgjuar mendimet e tyre për situatën politike në Bosnje dhe Hercegovinë”.

“Për ne është e rëndësishme të ruhet paqja dhe stabiliteti dhe të zhvillojnë ekonominë”, tha ai.

Më pak se tre muaj para fillimit të presidencës gjashtëmujore sllovene të Bashkimit Evropian, në media u shfaqën pretendimet lidhur me propozimin e supozuar të Janshës për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin kronik ndërmjet gjashtë vendeve në rajon.

Sipas përmbajtjes së publikuar, bëhet fjalë për ricaktimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe parashikohet mundësia e shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, si dhe bashkimi i një pjese të Bosnje e Hercegovinës, pra, Hercegovinës perëndimore me Kroacinë.

“Kabineti i kryeministrit të Republikës së Sllovenisë, tash për tash, nuk do ta komentojë temën për të ashtuquajturin dokument non-paper për Ballkanin Perëndimor”.

Kjo është përgjigjja ndaj kërkesës për një intervistë, të cilën Radio Evropa e Lirë i ka dërguar kryeministrit slloven, Janez Jansha, lidhur me dokumentin e pretenduar se ai ia ka dërguar Këshillit Evropian.

Janez Jansha, disa herë, është paraqitur përmes Twitter-it lidhur këtë çështje, por ai asnjëherë nuk i ka konfirmuar ose mohuar pretendimet e non-paper-it.

Ai theksoi se këto ishin veprime që synonin “të dëmtonin Slloveninë në BE”.

“Përndryshe, Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe perspektiven e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë atë qëllim”, ka thënë Jansha në Twitter.

Të Fundit

Sport

ShowBiz