BallinaLajmeAfër 5 mijë monedha 2 euroshe të falsifikuara, si t’i dalloni nga...

Afër 5 mijë monedha 2 euroshe të falsifikuara, si t’i dalloni nga origjinali

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurove, janë më të falsifikuarat në muajt e parë të vitit 2021.

Janë të pakta tiparet, që e dallojnë falsin nga origjinali.

Është kjo monedha falso në vlerë dy euro, e cila në muajt e fundit, u nxori më së shumti punë ekspertëve të forenzikës.Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2021, afër 5 mijë monedha në vlerë të tilla, erdhën në Divizionin e Dokumenteve dhe dorëshkrimeve në Agjencinë e Forenzikës së Kosovës.

Por, si mund të dallohet një monedhë fals nga ajo origjinal?

Në numër të madh në muajt e fundit në Kosovë, po qarkullojnë edhe paratë e letrës.

Edhe për kartëmonedha, nevojiten këto pajisje, për dallimin e falsit nga origjinali.

Por, sipas Feriz Selimit, specialist i lartë për dokumente dhe dorëshkrime, janë edhe disa tipare, nga të cilat qytetarët mund ta dallojnë paranë fals pa pasur nevojë për mjete të tjera, raporton T7.

E në disa raste sipas specialistëve, duhet edhe përdorimi i mikroskopit.

Por sipas tyre, në asnjë rast, mashtruesit nuk ia arritën që t’i mashtrojnë ekspertët.

Ndërkohë ky departament, sipas drejtorit Milazim Tahirukaj, e mbulon të gjithë territorin e Kosovës.

Ky ka treguar se cilat monedha falso, po qarkullojnë më së shumti në Kosovë, në muajt e parë të vitit 2021.

Se në muajt e parë, monedha prej 2 eurosh ishte më e falsifikuara, e thonë edhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

Zëdhënësi, Kushtrim Ahmeti, tha se kjo monedhë këtë vit, përbën 98% e të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të cilat u tërhoqën nga qarkullimi.

Ndërkohë, vetëm në raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar 5 raste të “Falsifikimit të Parasë” në territorin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz