BallinaLajmeJakupi : Udhëzimi administrativ i ka hapur rrugë importimit të vaksinave në...

Jakupi : Udhëzimi administrativ i ka hapur rrugë importimit të vaksinave në Kosovë

Të ngjajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

Arijanit Jakupi, Kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës, është shprehur se Kosova ka pasur një udhëzim administrativ me të cilin nuk janë specifikuar detajet e ardhjes së medikamenteve, si vaksina kundër koronavirusit.“

Në rastin e vaksinave, produkteve biologjike, onkologjike, ka pasur një dispozitë që ka përcaktuar që barnat e tilla para se të vijnë në Kosovë duhet të kenë regjistrim të plotë në Agjencinë Evropiane të Barnave”, ka thënë Jakupi.

Jakupi është shprehur se nënshkrimi i udhëzimit administrativ nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka hapur rrugë sjelljes së vaksinave, kur ato nuk janë donacione.

“Ka qenë shumë e vështirë, pothuajse e pamundur që të mundësohej hyrja e vaksinave në Kosovë. Nuk ka pasur hapësirë tjetër, përveç në raste të donacioneve”.

“Udhëzimi administrativ i ka hapur rrugë të regjistrimit, autorizimit dhe importit të tyre (vaksinave)në Kosovë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz