BallinaLajmeVuçiqit i pështjellen fjalët teksa nervozohet rreth njoftimit të Agim Bahtirit për...

Vuçiqit i pështjellen fjalët teksa nervozohet rreth njoftimit të Agim Bahtirit për bazën e FSK-së në Mitrovicë

Të ngjajshme

Agim Bahtiri para pak ditësh ka njoftuar se në Cërrnushë të Mitrovicës do të ndërtohet baza më e madhe ushtarake e FSK-së në nivel të Kosovës. Lidhur me këtë, ka reaguar Aleksandër Vuçiqi i cili sot tha se ‘çdokush që mendon se stabiliteti në Ballkan arrihet duke ngacmuar serbët, gabohet”, shkruan B92, përcjell Periskopi. Tutje, duke komentuar këtë plan, Vuçiq ka thënë se “më mirë s’po flas…” (s’po vazhdoj, sic.!)

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së Jugut, njoftoi më 26 mars të këtij viti, se në Mitrovicë do të ndërtohet baza më e madhe ushtarake e FSK-së në nivel vendi.

“Jam shumë krenar që me propozimin tim si kryetar i komunës, Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës prej 191 hektarë në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”, kishte njoftuar Bahtiri.

Për këtë, Aleksandër Vuçiq ka thënë sot se ‘kjo nuk është hera e parë që shqiptarët provokojnë në këtë mënyrë”. Në këtë frymë, Vuçiq u përgjigj edhe kur u pyet se ‘si i përgjigjet Serbia presionit për njohjen e Kosovës”.

“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor ndërtohet duke lënduar serbët – kjo nuk është e mundur”, tha Vuçiq, përkthen Periskopi.

“Por kjo nuk është as hera e parë e as e fundit, që pala shqiptare tregon se ata bëjnë çka dëshirojnë. Nëse ka një kërcënim më serioz për popullin serb… s’dua të vazhdoj. Serbët në Kosovë dhe Metohi (sic i referohet Vuçiq) dinë gjithçka, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz