back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeTë moshuarit nën 80 vjeç ia mësyjnë për ta marrë vaksinën në...

Të moshuarit nën 80 vjeç ia mësyjnë për ta marrë vaksinën në sallën ‘1 Tetori’, kthehen mbrapa

Të ngjajshme

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Çantat Lucky Bees – Stili i vjeshtës me çmime super të lira

Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo...

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Qeveria spanjolle miratoi një projektligj të ri kundër pirjes...

Shumë qytetarë të moshuar kanë shpresuar se do të vaksinohen kundër koronavirusit të martën, më 30 mars, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Por, ata u detyruan të kthehen mbrapsht.

Në mesin e tyre ishin edhe Zorka Shala, 68 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Sahiti, 72 vjeç.

“Mezi kemi pritur. Një vit unë kam qëndruar në stres, gjithë pa dalë. Erdhëm ta marrim vaksinën, ndoshta e kemi kuptuar keq që erdhëm. Na e dhanë një letër dhe na thanë që të shkojmë sepse ata do të na thërrasin. Jam e dëshpëruar me organizmin sepse është dashur të thonë në televizion, që mos të enden pleqtë”, thotë ajo.

Kosova më 28 mars ka pranuar 24.000 doza të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë, AstraZeneca. Këto dërgesa janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pari që u vaksinua të hënën, kurse të martën vaksinimi ka vazhduar për punëtorët shëndetësorë.

Përmes një letre, qytetarët që kanë shkuar për të marrë vaksinën në Sallën “1 Tetori”, janë njoftuar se personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit.

Derisa, për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista është thënë se do të jetë në dispozicion të qytetarëve edhe platforma elektronike, ku kërkohet nga qytetarët të regjistrohen në ueb faqen eKosova.

Por, regjistrimi elektronik e dëshpëroi Zorka Shalën.

“Ndoshta nuk dimë ta caktojmë (regjistrohemi) në këtë e-mail adresë, jemi plakur, nuk dimë ta përdorim kompjuterin…”, thotë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz