BallinaLajmeMasat e reja? Flet Arben Vitia

Masat e reja? Flet Arben Vitia

Të ngjajshme

​Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës

Situata e tensionuar në rajonin e Gjirit, sidomos pas...

Rrahmani i ‘jep zemër’ bashkëlojtarëve: 10 vite pritje dhe sakrificë për një ditë si kjo

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka motivuar bashkëlojtarët e...

Tahiri: Kurti po dëshiron të instalojë sistem autoritar duke synuar postin e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha...

Nga rezervat deri te taksat: Rrugët për stabilizimin e çmimit të naftës në Kosovë

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...

Aksident në afërsi të kazermës së FSK-së në Prishtinë (Video)

Një aksident trafiku mes një kamioni transportues dhe një...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ende nuk është vendosur sa u përket masave të reja për Covidin-19.

Vitia ka përmendur faktin se është dita e parë e tij në zyrë dhe se ende nuk është vendosur sa u përket masave për pandeminë.

“Nuk ka asnjë paralajmërim, ne natyrisht jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucione përkatëse për çdo vendim paraprakisht do të komunikojmë me organet relevante si edhe me publikun”, ka thënë Vitia për IndeksOnlinen.

“Është dita ime e parë në zyrë dhe realisht nuk është se ka diçka lidhur me këtë çështje. Nuk kam çfarë të them tjetër”, ka theksuar ai.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Hoti ka thënë se MSH-ja është në monitorim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth ndonjë mase të re lidhur me COVIDIN-19. MSH-ja është në monitorim të vazhduar të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente. Para çfarëdo vendimi për ndonjë masë, publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, vlen të përmendim faktin se përgjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 705 raste të reja me Covid-19, derisa janë shënuar 10 raste të vdekjes. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz