BallinaLajmeProkurorja thotë se po punojnë me deklaratat e dëshmitarëve, avokati i Thaçit:...

Prokurorja thotë se po punojnë me deklaratat e dëshmitarëve, avokati i Thaçit: Po nguteni për ta nisur gjykimin

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ritheksuar në seancën e sotme paragjyqësore se e kundërshton urgjencën e Prokurorisë që gjykimi në këtë rast të fillojë sa më parë. 

 

“Urgjencën për fillimin e gjykimit sa më të shpejtë të cilin ne e kundërshtojmë për të gjitha arsyet praktike të cilat i kemi paraqitur më parë”, tha avokati.

David Hooper, avokat i Thaçit, tha se kanë vështirësi në marrjen dhe trajtimin e materialeve, ndërsa kundërshtoi prokuroren e cila paraprakisht u ankua se po punojnë në vështirësi jo të pakta.

“Unë i kuptoj vështirësitë. Ka edhe vështirësi dhe kufizime të tjera nën të cilat po punojmë të gjithë. Në një atmosferë gjithnjë e më shumë jobashkëpunuese…. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve përmes së cilit Prokuroria do t’i japë mbrojtjes materialet të cilat i kërkon”, tha Hooper.

Paraprakisht, prokurorja tha se janë duke u marrë me deklaratat e dëshmitarëve.

“Aktualisht jemi duke punuar me deklaratat paraprake të dëshmitarëve dhe do të punojmë edhe me provat”, tha prokurorja.

Ajo shtoi se “nga ana e mbrojtjes nuk vlerësohet dhe kuptophet puna e madhe që na kërkohet për përpunimin e materialeve”.

Ndërsa avokati i Thaçit pati vërejtje edhe për sistemin elektronik për pranim-dorëzimin e materialeve ndërmjet palëve.

“Ne po punojmë me një sistem që është i copëzuar dhe jo i dobishëm”, tha Hooper, duke propozuar që të bëhet një sistem i ri. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz