BallinaLajmeLumezi ndërroi prokurorin në rastin e Agonis Tetajt, reagon Albulena Haxhiu

Lumezi ndërroi prokurorin në rastin e Agonis Tetajt, reagon Albulena Haxhiu

Të ngjajshme

19-vjeçari shqiptar në Angli vdes në kantierin e ndërtimit, u rrëzua nga kati i 12

Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka cilësuar si vendim të duhur dhe të drejtë, vendimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që të ndërrojë prokurorin në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Ajo theksoi se aktakuza e ngritur nga prokurorja e parë ka qenë shumë profesionale, por që sipas saj mbetet që të hetohet e vërteta se pse lënda ishte transferuar nga Gjykata në Pejë në atë në Gjilan.

“Vendimi për ndryshimin e prokurorit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj është i duhur dhe i drejtë. Në aktakuzën e ngritur nga prokurorja e parë, Sahide Gashi, e cila ishte ngarkuar për hetimin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetaj, dhe e cila më është dërguar nga babai i të ndjerit, thuhet se “i pandehuri me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj”. Aktakuza 15 faqëshe e prokurores Gashi është shumë profesionale. Mbeten për tu hetuar arsyet e vërteta se si dhe pse prokurori Haxhi Dërguti, kishte transferuar lëndën nga Peja në Gjilan!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Postimi i saj i plotë:

Vendimi për ndryshimin e prokurorit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj është i duhur dhe i drejtë.

Në aktakuzën e ngritur nga prokurorja e parë, Sahide Gashi, e cila ishte ngarkuar për hetimin e vrasjes së të ndjerit Agonis Tetaj, dhe e cila më është dërguar nga babai i të ndjerit, thuhet se “i pandehuri me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj”

Aktakuza 15 faqëshe e prokurores Gashi është shumë profesionale. Mbeten për tu hetuar arsyet e vërteta se si dhe pse prokurori Haxhi Dërguti, kishte transferuar lëndën nga Peja në Gjilan!

Pastaj fotografia që qarkulloi mbrëmë ku shihet avokati i të pandehurit, prokurori i rastit dhe kryeprokurori Maloku që kishte caktuar prokurorin Uka është skandal dhe njollë e madhe mbi sistemin e drejtësisë.

Duke pasur parasysh që prokurorja Gashi, që nga fillimi ka qenë duke e hetuar rastin dhe ka ngritur aktakuzën kundrejt të pandehurit, kjo lëndë duhet t’i kthehet asaj pasi që ajo e ka nisur dhe do ta përfundonte këtë lëndë në mënyrë profesionale. Pikërisht për shkak profesionalizmit të saj, duket hapur që qëllimshëm ky rast i ishte marrë nga kompetenca!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz