back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeAnëtari i LVV-së shqetësohet për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem:...

Anëtari i LVV-së shqetësohet për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Situata po rëndohet

Të ngjajshme

Rusia reagon për sulmin masiv në Ukrainë

Rusia ka reaguar lidhur me sulmet masive gjatë natës...

Skandali në koncertin e Coldplay, Kristin Cabot ndahet nga bashkëshorti pas “kiss cam” me Andy Byron

Ish-drejtoresha e Burimeve Njerëzore në kompaninë Astronomer, Kristin Cabot,...

Jep dorëheqje kryeministri i Japonisë

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqje pas...

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mustafë Bajrami, ka thënë se “situata po rëndohet”, pas hapjes zyrtare dhe përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, raporton Express.

Bajrami ka shkruar se si Presidenca ka reaguar lidhur me këtë çështje, duke thënë se ambasada është hapur në bazë të dekretit të nënshkruar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

“Situata po rëndohet. Reagime gjithandej nëpër botë. Tani ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës: ‘Ambasada nuk është hapur me dekret të u.d. të Presidentes Vjosa Osmani’…!!!”, ka shkruar Bajrami.

Dje është bërë përurimi i Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në ceremoni ka marrë pjesë E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Shefi i Protokollit të Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel.

Haskel i ka uruar mirëseardhje Demirit, duke ia dhuruar asaj kartelën identifikuese të diplomates. Zyrtari izraelit ka thënë se ka qenë privilegj përurimi zyrtar i Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të dielën se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington, të nënshkruar në shtator të vitit që shkoi. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz