back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeNë Aqarevë të Skenderajt, kecin e posalindur e braktisi e ëma, por...

Në Aqarevë të Skenderajt, kecin e posalindur e braktisi e ëma, por nuk e braktisi ruajtësi i kopesë (VIDEO)

Të ngjajshme

Enrique do t’i nënshtrohet një operacioni

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique do t’i nënshtrohet një...

Dy shtetas të huaj arrestohen në Rahovec për posedim të narkotikëve

Dy shtetas të huaj, një nga Zvicra dhe një...

Vetura godet këmbësoren në Lipjan, dërgohet për trajtim në QKUK

Një grua ka pësuar lëndime pasi u godit nga...

Qeni i Sharrit apo siç e quajnë edhe “Qeni Ilir” është i njohur për besnikërinë e tij dhe për aftësitë e mëdha për ta ruajtur kopenë.

Besnikëria e kësaj kafshe tani është dëshmuar edhe në fshatin Aqarevë të Komunës së Skenderajt, shkruan Klan Kosova.

Mujë Jashari në llogarinë e tij në Facebook, e ka postuar një video dhe disa fotografi ku shihet ruajtësi i kopesë duke u përkujdesur për një edh të porsalindur të cilin e kishte braktisur e ëma në mes të malit.

“Një qenush besnik i kopesë së dhive që kujdeset për një edh të porsalindur të cilin nëna e tij e braktisi në mes të malit”, ka shkruar Jashari.

Kujtojmë se kjo racë njihet si rojë e bagëtive dhe është i emëruar kështu për shkak të Maleve të Sharrit – varg malor në Ballkan që shtrihet nga pjesa veriperëndimore e Maqedonisë së Veriut, Kosovë dhe deri në Shqipërinë Verilindore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz