BallinaLajmeNjë muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve për mashtrim me subvencione

Një muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve për mashtrim me subvencione

Të ngjajshme

Rooney tregoi se kundër cilit lojtar e urrente të stërvitej

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka rrëfyer se...

Arrestohet personi që goditi gruan në Ferizaj

I dyshuari M.S. për rrahjen e një gruaje në...

Vdes në moshë të re aktori i famshëm amerikan

Aktori amerikan Nicholas Brendon, i njohur për rolin e...

Evertoni e ‘shkatërron’ Chelsean, ia vazhdon krizën e rezultateve

Everton siguroi fitoren e parë në shtëpi këtë sezon...

Ish-sekretari i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti thirrjet...

Gjykata Themelore në Gjilan e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurve Z. P. dhe B. T.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Z. P. që nga viti 2012, deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar në cilësinë e zyrtarit për vlerësim dhe verifikim të aplikacioneve, në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Gjilanit, në vazhdimësi dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe të pandehurin tjetër B.T., ka tejkaluar kompetencat e tij, duke i mundësuar të pandehurit B.T., përfitimin e kundërligjshëm të subvencioneve.

“Të pandehurit dyshohet t’i kenë kryer veprat penale në vazhdimësi, që nga viti 2012 deri në vitin 2020, çka do të thotë se të pandehurit kanë vepruar në mënyrë kontinuele dhe në vazhdimësi nga kjo bazë ekziston rreziku se po që se të njëjtit do të liheshin në liri do të vazhdonin në kryerjen e veprave penale”.

“Me këto veprime, i pandehuri Z. P., dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri B. T., në cilësinë e fermerit, ka kryer veprën penale “mashtrimi me subvencione” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale ka caktuar masën e paraburgimit, duke konsideruar se të njëjtit po të gjendet në liri do të asgjësonin apo dëmtonin provat materiale”.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz