back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeZbardhet rendi i ditës i Kuvendit të LDK-së ku do të zgjidhet...

Zbardhet rendi i ditës i Kuvendit të LDK-së ku do të zgjidhet kryetari i ri

Të ngjajshme

I dërguari i BE-së në Washington për bisedime rreth sanksioneve kundër Rusisë

I dërguari i Bashkimit Evropian për sanksionet, David O’Sullivan,...

Vetalgo lanson aplikacionin mobil për iPhone, shumë shpejt edhe në Google Play

Të premten, platforma inovative për udhëtime Vetalgo ka lansuar...

​Rritet numri i vizitorëve në Kosovë

Në korrik të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë...

Nesër në një prej hoteleve të kryeqytetit do të mblidhen delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të zgjedhur kryetarin e ri. Rreth 350 delegatëve të kësaj partie që do të marrin pjesë nesër në një prej takimeve më të rëndësishme për të ardhmen e partisë, iu është dërguar edhe rendi i ditës.

Mbledhja do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit, derisa nga ora 9 deri në orën 9 e 45 është koha kur delegatët duhet të mblidhen në hotelin “Emerald” ku edhe do të mbahet Kuvendi Zgjedhor.
Në pikën e parë të rendit të ditës do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën.

Deri tash, kandidaturat e bëra publike janë ajo e Lumir Abdixhikut, Lutfi Haziri, Anton Qunit dhe Besian Mustafës.

LDK në këtë proces të brendshëm zgjedhor ka hyrë pas një disfate të rëndë në zgjedhjet e 14 shkurtit ku doli si parti e tretë me 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara të 6 tetorit./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz