back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeGlauk Konjufca befason mësuesin e parë në ditën e tij

Glauk Konjufca befason mësuesin e parë në ditën e tij

Të ngjajshme

Një person i vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në aksidentin që ndodhi sot...

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Kosova ka filluar të pranojë migrantë të caktuar për...

Prishtinë: Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan dhe mallra tjera të kontrabanduara

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në koordinim me...

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se...

Në Ditën e Mësuesit, deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka befasuar mësuesin e tij të parë.

Konjufca njofton se ka vizituar mësuesin e tij Hamdiun, njëherit e falënderon atë, teksa shkruan për biografinë e tij.

“Në arkivin e pasur të mësuesit Hamdi mund të gjesh gjëra të çmuara. P.sh. numrin e parë të Rilindjes – ’12 Fruer 1945′. Çmimin e kishte të shkruar edhe në lekë!”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Së bashku me mikun dhe shokun tim të bankës shkollore, Besnik Reçica, sot pasdite e befasuam me një vizitë mësuesin tonë të parë, Hamdi Salihun, në fshatin Kojskë të Lipjanit.

Mësuesi Hamdi ka lindur në vitin 1936. Për herë të parë e mori ditarin në dorë më 1 shtator të vitit 1953. Punoi pa u lodhur e plot pasion për arsimin për 46 vite me radhë deri kur u pensionua më 1999. Edhe baba im ka qenë nxënës i mësuesit Hamdi më 1 shtator të vitit 1958.

Unë e Besniku, së bashku me plot shokë e shoqe tjera, shkuam në klasën e tij më 1 shtator të vitit 1988. Dashuria që na e jepte mësuesi Hamdi, afërsia dhe sjellja e mirë, e po ashtu edhe metoda jashtëzakonisht efektive e dhënies së mësimit, janë të paharrueshme.

Ai ka shkruar rreth 600 vjersha për fëmijë, shumica e të cilave të botuara në gazetën Rilindja dhe në revistën për fëmijë – Pionieri. Vjershën e tij të parë e ka botuar në vitin e largët 1954. Ai shkruan edhe sot.

Në arkivin e pasur të mësuesit Hamdi mund të gjesh gjëra të çmuara. P.sh. numrin e parë të Rilindjes – ’12 Fruer 1945′. Çmimin e kishte të shkruar edhe në lekë!

Pafundësisht mirënjohës për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe punëtorët tanë të arsimit që e bartën mbi shpatulla shkollimin e brezave.

Urime 7 Marsi!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz