BallinaRegjionaleSkenderajEpopeja e UÇK-së përfundon sonte me natën e zjarreve

Epopeja e UÇK-së përfundon sonte me natën e zjarreve

Të ngjajshme

Kurti: Stërvitja e serbëve disa metra larg kufirit me Kosovën, shfaqje e rrezikshme e agresionit

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë...

Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

Presidentja Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryetarin e...

Behrami i reagon Kurtit: Kaos, migrim dhe kontrata njëburimore për pesë vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët...

Krasniqi nënshkruan një vendim, synohet funksionimi i bordit të Mitrovicës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka...

Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfundon sonte me natën e zjarreve në Prekaz.

Manifestimi nisi më 5 mars, ku fillimisht në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore iu kushtua Epopesë së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Po në të njëjtën ditë janë mbajtur seanca solemne nëpër të gjitha Kuvendet Komunale, është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në Bibliotekën Kombëtare, si dhe është mbajtur parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë.

6 marsi ka nisur me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz , ekspozita me fotografi, si dhe ka përfunduar me një akademi përkujtimore në Prishtinë.

Kurse, sot janë paraparë të mbahen një turnir në shigjetari në Skenderaj dhe një tjetër i shahut në Prishtinë.

E duke nisur nga ora 17:45, mbahet manifestimi Nata e Zjarreve, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz për të vazhduar me një koncert pa praninë e publikut në Stadiumin e futbollit në Skenderaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz