BallinaLajme42-vjeçari e rrëmbeu një grua në Klinë dhe e dërgoi në një...

42-vjeçari e rrëmbeu një grua në Klinë dhe e dërgoi në një hotel në Pejë

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Një burrë 42-vjeçar dyshohet se ka rrëmbyer një femër në Klinë, të cilën më pas e ka dërguar në një hotel në Pejë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, por e njëjta ka arritur që ta kontaktojë policinë.

Policia ka arrestuar të dyshuarit, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha se personi që dyshohet se kreu rrëmbimin dyshohet për dy vepra penale, “privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “shkaktimin e lëndimeve trupore”.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm nga liria” dhe “shkaktimin e lëndimeve trupore” ndaj viktimës. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë, ndërkaq në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme rreth këtij rasti”, tha Nikçi për Gazetën Express.

Mbetet e paqartë lidhja mes të dyshuarit dhe viktimës, po ashtu nuk dihet nëse ata janë njohur më parë.

Rasti është bërë i ditur me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“RRËMBIM/Klinë 23.01.2021 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte rrëmbyer viktimën femër kosovare ndaj të cilës kishte ushtruar dhunë fizike. Viktima kishte arritur që të ikë dhe të lajmërohet në polici. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz