BallinaLajmeKujtim Shala: Vjosa Osmani u largua nga LDK’ja pasi u bë kundërshtare...

Kujtim Shala: Vjosa Osmani u largua nga LDK’ja pasi u bë kundërshtare e partisë

Të ngjajshme

Trump thotë se Irani ka qenë afër marrëveshjes “katër apo pesë herë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të...

Dy të rinj nga Tetova thonë se janë sulmuar nga një grup prej 20 personave

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë...

Uran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili,...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala e ka gozhduar me anë të deklaratave ish anëtaren e partisë, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Metro.

Shala ka thënë që ka qenë zgjedhje personale e Vjosa Osmanit që të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se Vjosa Osmani u larguar nga LDK’ja pasi u bë kundërshtare e partisë që i takonte dhe se e ka parë si të pamundur faktin që të vazhdojë të jetë pjesë e LDK’së.

“Osmani fillimisht kundërshtonte vendimet e LDK-së dhe ishte nënkryetare. Pastaj, u kthye në një kundërshtare të qeverisë së LDK-së dhe në fund edhe të vetë partisë. A mund të punojë kundër partisë një nënkryetar i partisë? Nuk e ka asnjë shpjegim logjik elementar”, tha Shala.

“Në rrafshin e politikës, nëse ne nuk respektojmë qëndrimet e shumicës e kemi të pamundur të punojmë bashkë dhe të çojmë përpara çfarëdo procesi”, tha tutje Shala në Rubikon.//gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz