BallinaLajmeNesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, ministri i Shëndetësisë ka një apel...

Nesër nis gjysmëvjetori i dytë shkollor, ministri i Shëndetësisë ka një apel për të gjithë

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në...

Hamza mbledh kandidatët për deputetë të PDK-së

Bedri Hamza ka mbledhur kandidatët për deputetë nga radhët...

KFOR zhvillon stërvitje intensive ushtarake në Pejë

Ekipet e ushtarëve nga vende të ndryshme brenda Komandës...

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka apelur nxënësit dhe prindërit që të kenë kujdes në respektimin e masave antiCOVID me rastin e hapjes së shkollave.

“Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit”, shkruan ai, transmeton Gazeta Express.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor,

Me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.

Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.

Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.

Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz