back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKujdes: “Du me votu”, krijohet faqja e dyshimtë që i po kërkon...

Kujdes: “Du me votu”, krijohet faqja e dyshimtë që i po kërkon donacione diasporës, u kërkojnë edhe të dhënat bankare

Të ngjajshme

Kuvendi i pakonstituuar e lë SBASHK-un pa dialog me Qeverinë

Javë më parë kishin paralajmëruar se do të hyjnë...

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, nuk e ka...

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

“Du-me-votu.com” quhet një faqe e dyshimtë e krijuar së fundi, e cila kinse ka si qëllim lejimin e votimit për diasporën.

“Du-me-votu.com” përveç disa të dhënash private, kërkon donacione si edhe të dhënat e xhirollogarisë bankare.

Admir Molla dhe Gjentile Bajra janë dy aktivistë që jetojnë në diasporë të cilët shihen publikisht se përkrahin këtë iniciativë, shkruan Indeksonline.

Kërkesa për publikimin e të dhënave personale dhe bankare janë të ndjekura edhe penalisht.

Ndaj kësaj iniciativë të dyshimtë ka pasur para pak minutash edhe një reagim nga KQZ-ja.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shqetësim ka pranuar informacionet se gjatë ditës së sotme është publikuar një aplikacion online, i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve jashtë Kosovës si dhe donacione.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, se një aplikacion i tillë është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata-ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

KQZ-ja njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se është i vetmi institucion që ka mandate kushtetues dhe ligjor për të organizuar dhe mbikëqyrur procesin zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas pranimit të informacioneve, lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të marrë masat e nevojshme ligjore”, thuhet në reagimin e KQZ-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz