back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaRegjionaleDrenasA e përdori VV’ja për vota Murat Jasharin për president, e ndërron...

A e përdori VV’ja për vota Murat Jasharin për president, e ndërron atë tani me Vjosa Osmanin

Të ngjajshme

Real Madrid gati dy rikthime të mëdha për sezonin e ardhshëm

Real Madrid ka vendosur tashmë për dy lëvizjet e...

Policia arreston tre të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës

Janë arrestuar tre persona, të dyshuar për një vjedhje...

Bomba nga Spanja, Flick mund të largohet nga Barcelona

Barcelona do të mbajë zgjedhjet e brendshme këtë vit. Presidenti...

Goditet veprimtaria ilegale në Ferizaj dhe Kaçanik, konfiskohen para false dhe drogë

Policia e Kosovës ka iniciuar raste për “Falsifikim të...

Java e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll, vëmendja në kryeqytet

Sot zhvillohen ndeshjet e mbetura të javës së 19-të...

Marrëveshja e cila u nënshkrua sot në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka si pikë të veçantë edhe çështjen e presidentit. Në konferencën për media është bërë e ditur se vet Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Më herët gjatë debatit për presidentin, Vetëvendosje dhe Albin Kurti kishin insistuar që pozita e presidentit nuk duhet të jetë figurë partiake, por duhet të jetë figurë që unifikon spektrin politik.

Si emër ishte përmendur Murat Jashari, i cili duket se tani më nuk e ka vëmendjen e VV’së, pasi sipas të gjitha gjasave emri tij është përdorur më shumë për elektorat.

Derisa sot në konferencë u nënshkruar marrëveshje për garim në një listë të përbashkët zgjedhore, në mes VV’së dhe Vjosa Osmanit, lideri i partisë lavdëroi Osmanin për punën e kryer si presidente në detyrë dhe u shpreh se ajo do të ishte kandidate e këtij koalicioni për presidente të vendit, gjë që efektivisht ia pamundëson kandidimin Murat Jasharit nga familja Jashari.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me emrin e këtij të fundit, vetëm se ai tani nuk mund të jetë kandidat potencial i propozuar nga VV.

Deri më tani kandidaturën hapur për pozitën e Presidentit e ka shpallur Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani. //gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz