BallinaLajmeDeputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi: Ka ardhur koha që Isa Mustafa të...

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi: Ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë në LDK

Të ngjajshme

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më i mirë si pas tij për të dal nga ngërçi politik është që ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani të mbetet në këtë pozitë.

Ai tha se në LDK është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar LDK-së si familje.

“Ndoshta mund të jem shumë gabim, por po e jap një propozim për të dal prej krizës politike, le të ulën partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, tha Rexhepi.

“Vlerësimi im ndaj Vjosa Osmanit tregohet se me shumë dëshirë do e votoja atë për presidente të Kosovës”, përfundoi ai në RTK.

Ai tutje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë pasi në krye të LDK-së është që 10 vjet.

Kujtojmë që Rexhepi ka qenë në vazhdimësi përkrahës i Vjosa Osmanit edhe në opinion po ashtu në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz