BallinaLajmeIshte ftuar nga Specialja, vdes veterani i UÇK-së si pasojë e COVID-19

Ishte ftuar nga Specialja, vdes veterani i UÇK-së si pasojë e COVID-19

Të ngjajshme

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e...

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani.

Ujkani ka ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook.

Eset Ujkani ishte nga Vinarci i Mitrovicës dhe ishte ushtar i Zonës Operative të Shalës. Ndryshe Ujkani është i ftuar nga Gjykata Speciale më 25 gusht.

Njoftimi i plotë i Haxhiut:

U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im.Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes, atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar.

Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë.

I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz