BallinaLajmePrej një viti i fuste koleges ilaç ankthi në kapuçino për t’i...

Prej një viti i fuste koleges ilaç ankthi në kapuçino për t’i zënë vendin e punës

Të ngjajshme

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

I sillte çdo ditë kafen ose kapuçinon koleges së punës. Por në fakt, për një vit të tërë ka tentuar ta helmojë duke shtuar ilaçe në gotën e saj, për t’i zënë vendin e punës.

Një histori filmash, por e vërtetë dhe kjo ka sjellë në arrestimin e një gruaje italiane nga Bra, 50 kilometra nga Torino. Gruaja punonte në një kompani siguracionesh, e cila për shkak të vështirësive ekonomike prej kohësh kishte njoftuar një shkurtim të personelit, veçanërisht në pozicionet e mbuluara nga më shumë se një person.

Ishte viti 2017, dhe punonjësja ideoi një plan vërtet djallëzor për të mbajtur pozicionin e saj. Duke u shndërruar në mikeshën e të gjithëve, pranoi të shkonte të blinte kafen për të gjithë kolegët. Pikërisht jashtë zyrës ajo i shtonte kapuçinos, që merrte zakonisht kolegia, një sasi të madhe ilaçesh për ankthin, si benzodiapezina.

Personi fatkeq filloi të ndihej keq pas pak ditësh, e lodhur dhe me përgjumësi të theksuar, që një ditë po i kushtonte jetën pas një aksidenti rrugor.

Nga momenti që kur nuk ndodhej në zyrë gjendja e saj përmirësohej, viktima e helmimit filloi të dyshonte te kafja e përditshme, dhe më vonë te kolegia e saj e “përzemërt”.

Denoncimi i saj në polici zbuloi gjithçka, me përgjimet që kapën në flagrancë momentin e “hollimit” të pijes.

Personi, i mbetur anonim për momentin, akuzohet për dëmtim të rëndë, edhe pse gjykatësi që analizoi çështjen nënvizoi faktin se ishin tejkaluar limitet për ta cilësuar si tentativë vrasje.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz