back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePolicia e Kosovës shumë shpejt mund të dalë në protestë

Policia e Kosovës shumë shpejt mund të dalë në protestë

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Forcat e Policisë së Kosovës shumë shpejt do të dalin në protestë. Kështu ka paralajmëruar Shaban Tasholli, përfaqësuesi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në mbledhjen e Komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai ka thënë se këtë nuk e dëshiron institucioni i sigurisë, mirëpo, sipas tij, policia është mbështetur për muri, transmeton Indeksonline

“14 orë çizmet nuk na ndahen. Policia nuk ka shujta 12-orëshe, që me ligj i takon. Nuk i paguhen orët shtesë, por deri në 60 orë. Kërkesa jonë është që të realizohet paketa 300 eurove, ndërrimi i natës, puna jashtë orarit dhe shujta. Asnjë përgjigje s’kemi nga Qeveria e Kosovës. Ne e kemi sot afatin e fundit për kërkesat tona. E them me shumë përgjegjësi, se policia është mbështetur për muri.

Protesta do të ndodhë dhe ne protestën mund ta kemi në kontroll 1 orë. Nuk dëshirojmë protestën, por jemi në situatën që jemi të detyruar ta bëjmë. Në Qeverinë e Kurtit me ministrin Xhelal Sveqla kemi arrit t’i merrnim 300 euro për dy muaj. Tani me Qeverinë e Hotit ndalen të gjitha, nuk ka asnjë përgjigje”, është shprehur ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz