BallinaLajmeAlarmante: Për 22 ditë, 240 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Alarmante: Për 22 ditë, 240 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Ka shkuar në 467 numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë.

Kosova edhe më tutje vazhdon të përballet me numrin e madh të viktimave nga coronavirusi.

Që nga muaji mars kur edhe janë paraqitur rastet e para me coronavirus në Kosovë e deri më tani janë infektuar 12 mijë e 448 persona, ku 467 prej tyre kanë ndërruar jetë, përfshirë këtu edhe 10 viktimat e 24 orëve të fundit.

Mirëpo numri më i madh i vdekjeve nga coronavirusi është regjistruar në muajin gusht.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, vetëm për 22 ditë, pra që nga 1 gushti e deri më sot (23 gusht), në vendin tonë kanë vdekur 240 persona të cilët ishin të prekur nga coronavirusi, shkruan më tutje lajmi.net.

Në raportet e IKSHPK-së, shihet se dita e 6 gushtit ka qenë më e kobshmja për vendin tonë, pasi që në këtë ditë ishin regjistruar 16 viktima brenda 24 orëve.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, aktualisht në tërë Kosovën janë 8 mijë e 505 persona që janë shëruar nga koronavirusi, kurse vazhdojnë të jenë aktive edhe 3 mijë e 476 raste.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz