Administrata e fshatit Llapushnik reagon ashper kundër drejtorit të Urbanizmit Endrit Gllareva sipas tyre po shtron rrugë private pa prioritet duke anashkaluar ato publike me prioritet.
SQARIM
Të nderuar bashkfshatarë pas shumë telefonatave në adresë të administratës lidhur me një rrugë private që ka filluar të shtrohet nga komuna e Drenasit në lagjen Tahiraj në Llapushnik dhe shqetësimet e paraqitura.
Administrata e fshatit ju njofton se kjo rrugë nuk është në prioritet nga administrata pasi që administrata e fshatit konsideron se rrugët e fshatit dhe të lagjeve publike janë më të rëndësishme dhe më me prioritet se ato private.
Rruga Shqiponja që lidh rrugën me Hajdarakt e deri të Salihavit e deri të Bujupt ne pjesën tjetër. Rruga Mentor Gashi që llidh rrugën krysore ne pjesën e lagjes Haradinaj konsiderojme që është me prioritet ku edhe këmi berë kerkesa ne komunë që janë anashkaluar dhe kanë fut ketë rrugë që është me shumë private e me pak publike me prioritet.
Ta kemi të qartë se administrata e fshatit nuk është kundër që po shtrohet kjo rrugë jemi pro,por kundër se nuk është rrugë me prioritet të banoreve të lagjes me shumë se rrugët e lartcekura.
Njëherit administrata e fshatit shpreh shqetsim nga të gjithë ata të cilet qendrojne pas kësaj rruge se kjo çasje e tyre nuk është ne nivelin e kopetences dhe asaj morale e njerzore duke anashkaluar rrugët me prioritet dhe rregullu ato pa prioritet.
Njëheri kërkojmë nga drejtoria e urbanizmit dhe drejtori i saj Endrit Gllareva me çfarë kompetence bazike dhe ligjore shtron rrugë private duke i anashkalu ato publike me prioritet të lagjes dhe banorve të saj që ballafaqohen për çdo ditë që janë të damtuara dhe pa u dakorduar me administraten e fshatit se cilat rrugë janë me prioritet.
(Kjo ankesë ka ardhë sot në adresë të Drenicapress nga banorët e fshatit Llapushnik)