BallinaLajmeBislimi: Asnjë zyrtar apo aktivist i yni nuk është infektuar me Covid-19...

Bislimi: Asnjë zyrtar apo aktivist i yni nuk është infektuar me Covid-19 pas tubimit të 12 qershorit

Të ngjajshme

Një tërmet me magnitudë 6 godet Kubën

Një tërmet me magnitudë 6 goditi Kubën të martën,...

Olta bëhet gati për palestër, vë në hap ‘asetet’ e saj të bollshme

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Ndeshjet e Botërorit 2026 do të transmeton në “YouTube”

Ndeshjet zyrtare të Botërorit 2026 do të transmeton live...

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka mohuar se burim i rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus në vend mund të ketë qenë një tubim i organizuar nga kjo lëvizje më 12 qershor.

“Nuk kemi asnjë aktivist a deputet përkundër që kemi qenë në tubimin e 12 qershorit. Burimi kryesor është qëndrimi në ambiente të mbyllura, jo të hapura”, është shprehur Bislimi, njofton Klan Kosova.

“Një qeveri e duhur nuk merret me fajtorë, tani me rëndësi është të shpëtohet jeta. Kur kemi mbajtur manifestimin e kemi pasë lejen e organeve dhe kemi vepruar sipas rregullave në fuqi të vendosura nga kjo qeveri. Kjo qeveri ka hequr të gjitha limitet për lëvizje. Kjo qeveri ka relaksuar masat nëse kjo Qeveri nuk do të relaksonte masat ai tubim nuk do të mbahej”.

Në një konferencë për media, Bislimi ka prezantuar një sondazh të kryer në Ubo Consulting sipas të cilit Albin Kurti e duan 47.8 përqind e qytetarëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz