BallinaLajmeGucati: OVL e UÇK-së nuk i ka ndarë mirënjohje apo dokoratë Rexhepit...

Gucati: OVL e UÇK-së nuk i ka ndarë mirënjohje apo dokoratë Rexhepit që ofendoi Adem Jasharin

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se asnjëherë nuk i ka ndarë mirënjohje apo dokoratë Qani Rexhepit.

Sipas tij, mirënjohje ka marrë Avdil Rexhepi për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës në Kosovë,

“Në videon që ka qarkulluar sot nëpër media të cilën e ka publikuar gazetari maqedonas pro-rus Zoran Bozhinovski ku shihen 4 persona ku njëri në mesin e tyre përdor gjuhë ofenduese dhe fyese ndaj Komandantit Legjendar Adem Jashari, në atë veturë nuk gjendet Avdil Rexhepi”.

Sqarimi i plotë të tij në Facebook:

Organizata e Veteranëve e Luftës të Ushtrisë Çlirimtare asnjëherë nuk i ka ndarë asnjë mirënjohje dhe asnjë dokoratë Qani Rexhepit, mirënjohje ka marrë Avdil Rexhepit për kontributin e tij të dhënë gjatë luftës në Kosovë, në videon që ka qarkulluar sot nëpër media të cilën e ka publikuar gazetari maqedonas pro-rus Zoran Bozhinovski ku shihen 4 persona ku njëri në mesin e tyre përdor gjuhë ofenduese dhe fyese ndaj Komandantin Legjendar Adem Jashari, në atë veturë nuk gjendet Avdil Rexhepi”.

“OVL e UÇK-së i bënë thirrje të gjithë atyre që mundohen të njollosin punën e Organizatës së Veteranëve të Luftës të ndalin këto gënjeshtra ndaj saj dhe të gjithë ata të cilët po hedhin akuza do t’i padisim për shpifje dhe për manipulimet që po i bëjnë ndaj OVL-së të UÇK-së. Cilido njeri që përdor gjuhë denigruese ndaj Komandantin legjendar Adem Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish ushtarëve OVL e UÇK-së e dënon gjuhën paskrupullt ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Askush nuk mundet ta njollosë emrin e kryetrimit, heroit, arkitektit dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz